Sindey Dean është një 27-vjeçare, e cila vendosi të publikojë historinë e saj të dashurisë, për të dhënë mesazhin se duhet t’i jepet fund paragjykimeve për çiftet që kanë diferencë të madhe në moshë.
27-vjeçarja nga Ohio SHBA ka një lidhje dashurie më një burrë 51-vjeçar. 51-vjeçari është baba i ish-partnerit të së resë.
Woman, 27, reveals she is now her ex-boyfriend’s STEP-MOTHER after marrying his FATHER https://t.co/MRgk8HFov3
— Daily Mail US (@DailyMail) June 28, 2022
Sidney u takua me Paul, kur ishte vetëm 16 vjeçe ndërsa ishte në një lidhje dashurie me djalin e tij.
Kur dy të rinjtë u ndanë Sidney vazhdonte të shkonte në shtëpinë e ish-partnerit të saj, ku kalonte kohë me të dhe familjen e tij.
Ndjenjat e saj dita-ditës filluan të ndryshonin ndaj Paulit, babait të ish-partnerit të saj dhe miqësia shpejt ia la vendin romancës.
Pavarësisht reagimeve të forta të familjarëve dhe miqve, çifti kapërceu të gjitha pengesat dhe në vitin 2016 u martua.
“Ai është i vetmi person me të cilin kam bërë seks dhe është më i miri. Sigurisht që nuk mund ta krahasoj seksin me marrëdhëniet e tjera, sepse është i ime”, tha ai për Daily Mail. Ajo pranon se lidhja e saj me të shoqin nuk është një marrëdhënie romantike tradicionale, por këmbëngul se nuk mund të ishte më mirë. Nuk e prisja të dashurohesha me Paulin pasi u takuam, por jam shumë e lumtur që kam rënë në dashuri me të”, tha 27-vjeçarja për Daily Mail./abcnews.al/