Roma është duke menduar për Leonardo Bonucci. Hipoteza është e bujshme sepse marrëdhënia mes mbrojtësit italian dhe Serie A u duk se përfundoi verën e kaluar me vendimin për t’u larguar drejt Gjermanisë me destinacion Union Berlin.
Kryeqytetasit e Italisë po kërkojnë një përforcim për repartin defensiv në janar, duke pasur parasysh dëmtimin e Smallingh dhe thirrjen e N’Dicka për Kupën e Kombeve të Afrikës, dhe ish-lojtari i Juventus shihet si një profil i përshtatshëm sepse ai nuk do të kishte nevojë të përshtatej dhe ka përvojën e duhur./h.ll/abcnews.al