Në mediat spanjolle qarkulloi ditën e djeshme një lajm rreth merkatos së Barcelonës dhe Atletico Madrid. Në skenë një shkëmbim në sulm: Antoine Griezmann përsëri nën urdhrat e Diego Simeones dhe Joao Felix në “Camp Nou” në një skuadër me Leo Messin.
Një shkëmbim i bujshëm do të ishte, por “Colchoneros” e kanë mohuar këtë hipotezë. Pavarësisht rendimentit të dobët që ka pasur këtë sezon, Joao Felix konsiderohet shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës së kryeson La Liga.
Atletico Madrid ka kryesuar kampionatin spanjoll këtë sezon. Një javë ka mbetur për t’u luajtur deri në fund të sezonit dhe djemtë e Diego Simeones janë një fitore larg triumfit të madh, që mungon tek Atletico prej vitit 2014. /abcnews.al