Himarë-Dy turistë nga Maqedonia e Veriut mbetën të bllokuar në gjirin e Filikurit.
Pas marrjes së njoftimit se dy turistë ishin bllokuar në plazhin e Filikurit dhe një prej tyre kishte rrëshqitur dhe kishte marrë dëmtime, autoritetet organizuan punën për t’u ardhur në ndihmë.
Shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërritën në plazhin e Filikurit ndërhynë menjëherë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej.
Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.
/abcnews.al/