Himarë/ Ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët amerikanë

schedule21:40 - 5 Korrik, 2023

schedule 21:40 - 5 Korrik, 2023

Policia Kufitare në Dhërmi i ka ardhur në ndihmë ditën e sotme dy turistëve amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit në Himarë.

Shërbimet e policisë kanë nxjerrë turistët në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare dhe aktualisht mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Gjiri i Filikurit, Himarë

Policia Kufitare në Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, Himarë.

Ditën e sotme, salla operative e Policisë Kufitare Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë amerikanë, të cilët ishin duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi ishin bllokuar në shkëmbinjtë, që gjendeshin në atë zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!