Himara sërish “jetime”, ikën kryetarja/ Paralajmëron Marko: Do kemi zhvillime intensive gjatë qershorit

schedule20:57 - 5 Qershor, 2024

schedule 20:57 - 5 Qershor, 2024

Blerina Bala nuk do të drejtojë më bashkinë e Himarës. Pas afro dy muajsh nga marrja e detyrës ajo ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Në emisionin “Real Story” në ABC Neës gazetari Stavri Marko, paralajmëroi se do të ketë zhvillime intensive gjatë muajit qershor. Ai u shpreh se e kishte parashikuar këtë lëvizje, nisur nga vizita e kryeministrit Edi Rama gjatë muajit maj në Himarë.

E kisha parashikuar që do kishte zhvillime intensive për sa i përket politikës. Nuk më çudit që në një kohë shumë të shpejtë kemi një dorëheqjen e kryetares së bashkisë Himarë. Sa herë që vjen Rama në Himarë  këto ndodhin. Ajo goca është treguar e zgjuar dhe s’mund të mbajë përgjegjësi për Himarën. Fillon turizmi në Himarë. Interesat janë shumë të mëdha, të mafies, politikës, së brendshme dhe kombëtare. Ka shumë tensione ë Himarë.“, u shpreh gazetari.

Sakaq Marko u ndal te çështja e Fredi Belerit, ku tha se duket sikur ka një marrëveshje të heshtur mes kreut të qeverisë shqiptarë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai theksoi se me çështjen Beleri shihet në sfondin shqiptar sa do jetë Shqipëria ta lirojë për të zgjidhur një ngërç gjeopolitik.

Është e vërtetë ajo që me Himarën pritet një zgjedhje, sa më shpejt ët zgjidhet çështja e Himarës, aq më shpejt do zgjidhet çështja e Shqipërisë në Evropë. Do kemi zhvillime intensive gjatë muajit qershorit. Rama e sheh mundësinë e zëvendësimit të kryetarit të bashkisë së përkohshëm. Me çështjen Beleri, mund të fusë një deputet më tepër. Çështja Beleri shikohet në sfondin shqiptar. Sa do jetë e aftë Shqipëria të lejojë Belerin… është absolut zgjedhja. Mendoj që do kemi zhvillime intensive.”, përfundoi Marko.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!