“Himara, peng i ideologjisë nacionaliste”, Çupi: Lojë e Greqisë, po përdor për politikën e vetë

schedule18:26 - 26 Mars, 2024

schedule 18:26 - 26 Mars, 2024

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Special Report” në ABC News, foli për situatën në bashkinë e Himarës, e cila ka mbetur pa kryetar bashke, për shkak se ai në detyrë, Jorgo Goro u arrestuar me urdhër të SPAK.

Çupi tha se Himara është peng i ideologjisë nacionaliste, ndërsa e krahasoi me Shkodrën, ku kjo e fundit sipas analistit është peng i ideologjisë komuniste.

Ndër të tjera tha Greqia po luan lojë dhe se po përdor politikën e vetë në Himarë.

Mua Himara po më duket sikur ka fatin e Shkodrës. Për një kohë të gjatë Shkodra mbeti pa pastruar mbetjet, pa bërë punët e shtëpisë. I thonë 30 vjet. Ka ngjashmëri mes Shkodrës dhe Himarës, janë pengje. Kemi të bëjmë me faktorë ideologjikë, Himara është peng i asaj nacionaliste, ndërsa Shkodra e asaj komuniste. Kemi frikën e enverizmin në Shkodër dhe të grekëve në Himarë. Në ndërtimin e vetë qyteti është pa shije. Se thonë “Himara jonë”, është Himara ku nuk investohet asgjë.

Shteti grek ndodhet në një lloj krizë fqinjësh. Politikanët grekë nuk e kanë menduar se Shqipëria është e përparuar. Për Goron nuk pati reagim ndryshe si me Belerin.  Politika greke e ngriti në pemë qytetarin grekë, tani nuk e ul dot. Realiteti në Himarë është përplasje e ideologjisë. Rreziku është jo më te nacionalizmit, por në këto situata ndërhyn mafia.”, tha analisti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!