Vangjel Tavo, kandidat i PS në Himarë/ Rama mbledh Kryesinë për zyrtarizmin e emrit

schedule09:09 - 8 Korrik, 2024

schedule 09:09 - 8 Korrik, 2024

Pa humbur kohë dhe pa surprizë, Partia Socialiste vendosi këtë të hënë për emrin e kandidatit, që do të shkojë drejt garën për bashkinë e Himarës, më 4 gusht.

Emri u zyrtaizua pas një mbledhje të Kryesisë së selisë rozë, që nuk zgjati më shumë se 25 minuta dhe u deklarua nga numri 2 i PS-së, Blendi Klosi.

“Në zbatim të statutit të PS dhe normave tona të brendshme, vendosëm në bazë të propozimeve që vijnë nga Bashkia e Himarës, për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidat i PS-së në garën për kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë”.

Vangjel Tavo, ish deputetët I LSI-së, e për një kohë të shkurtër ministër I shëndetësisë, nuk e fshehu që prej kur emërua Prefekt I Vlorës në mars, se mund të shkonte drejt bashkisë. Dhe socialistët mendojnë që ai është një njëri I sprovuar me beteja elektoralë.

“Figura e Vangjel Tavos vjen si një figurë e cila është një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur atë për të qenë një kandidaturë shumë e përshtatshme dhe po ashtu edhe përfaqësuese e atij komuniteti”, u shpreh Klosi.

Ndërsa PS-ja e qartë po shkon drejt 4 gushtit, Partia Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, nuk po duket se po bën ndonjë hap. Këtë burime pranë selisë blu, e sqarojnë me faktin që bashkinë Himarë, sërish ia kanë lënë kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule për të vendosur. Sikundër më 14 maj, Vangjel Dule ka në dorë emrin e kandidatit, ndërsa i vetmi që ka qarkulluar deri më tani, është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri. Afatet janë të ngushta dhe shpejtë pritet të vendoset, nëse do të jetë i biri i Belerit, apo opozita do të shkojë me një emër tjetër, për ti shtuar vetes një bashki me tepër, nga ato pak që arriti të fitojë më 14 maj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!