Punimet në Himarë po vijojnë edhe pse qyteti prej të shtunës, ditë kur u arrestua Jorgo Goro, ka mbetur pa kryetar.
Në disa rrugë po kryhen ndërhyrje në mënyrë që qyteti të jetë gati për të pritur vizitorë në verë.
Rreziku i mbetjes së punëvë në mes në prag të sezonit është meraku i himariotëve, një pjesë e të cilëvë mbahen me turizmin.
Thonë se pa kryetar, problemet e qytetit do të jenë vështirë të menaxhohen dhe zgjidhen.
Distancohen nga cështjet politike dhe ato të drejtësisë, ajo cfarë kërkojnë është një drejtues që të dëgjoj shqetësimet e tyre dhe të zhvillojë qytetin.
Në krye të punëvë të gjithë qarkut prej ditësh është vendosur Vangjel Tavo, një emër i pëlqyer edhe në Athinë. Himariotët për të ndajnë qëndrime të ndryshme.
Jorgo Goro, kryetari në detyrë, u arrestua të shtunën në Dhërmi me dyshimin e tjetërsimit të pronave në jug të vendit. Hetimet për të nisën pas kallëzimit në SPAK të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur nga himariotët tetorin e vitit të shkuar, i cili po ashtu është pas hekuarve prej gati një viti./abcnews.al

