Kush do ta drejtojë Himarën? Këshilli Bashkiak vendos të premten për pasuesin e Goros

schedule12:51 - 26 Mars, 2024

schedule 12:51 - 26 Mars, 2024

Pas arrestimit të dy kryetarëve atij në detyrë dhe të zgjdhurit me votë, bashkia e himarës pritet të mbesë në duart e një prej nënkryetarëve.

Mbledhja e këshillit bashkiak ku do të zgjidhet zëvendësuesi i Jorgo Goros do të mbahet të premten e 29 marsit.

Përmes votës, anëtarët do të zgjedhin mes dy nënkryetarëve socialist Blerina Bala dhe Pervin Gjikuria.

Por për Agron Haxhimalin, ekspert të pushtetit vendor, Himara nuk duhet të drejtohet nga nënkryetarët që sipas tij janë njerëz të Goros.

Në vend të kësaj ai propozon që qyteti të drejtohet nga tre anëtarë të këshillit bashkiak.

Prej të shtunës  Bashkia Himarë ka mbetur pa kryetar. Jorgo Goro, kryetari në detyrë, u arrestua me dyshimin e tjetërsimit të pronave në jug të vendit. Hetimet për të nisën pas kallëzimit në SPAK të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur nga himariotët tetorin e vitit të shkuar, i cili po ashtu është pas hekuarve prej gati një viti.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!