Himara mbushet me turistë të huaj

schedule15:53 - 15 Qershor, 2019

schedule 15:53 - 15 Qershor, 2019

Qyteti bregdetar i Himarës, i cilësuar si një nga perlat e turizmit shqiptar, po frekuentohet nga turistët e huaj. Ata thonë se do kthehen sërish këtu, pasi në bregdetin jonian gjejnë edhe malin dhe detin.

Himara ka shumë për të ofruar. Detin, malin, kulturën dhe kulinarinë. Besnikët e përhershëm ja njohin vlerat.

Ndërsa turistët e huaj janë të mrekulluar nga bregdeti jonian. Këtu po pushojnë italianë, amerikanë, japonezë, por mund të takosh edhe nga Argjentina.

Kryebashkiaku Jorgo Goro thotë se shërbimi i Hotelerisë ka investuar për akomodimin e vizitorëve që rriten nga viti në vit.

Jorgo Goro: “Në Himarë shërbimi i Hotelerisë është i gatshëm, hotelet janë hapur kemi parashikuar të rriten shtretërit dhe hoteleria. Kemi 500 dhoma të niveleve të ndryshme, po e veçanta është bujtina në fshatra për të zgjeruar hapësirën turistike”.

Himara renditet në destinacionet më të pëlqyera nga pushuesit.

Gazetar i ABC News: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!