“Himara, jo me peng i së shkuarës”, kandidati i PS: Do bashkëpunoj me Belerin dhe kundërshtarët politikë

schedule18:20 - 19 Korrik, 2024

schedule 18:20 - 19 Korrik, 2024

Vangjel Tavo thotë se do të bashkëpunojë me Fredi Belerin, për mbarëvatjen e Bashkisë së Himarës.

Përmes një statusi të gjatë në rrjete sociale, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme në Himarë shprehu vullnet e tij për bashkëpunim me të gjitha palët politike.

“Unë besoj te bashkëpunimi si çelësi i suksesit. Angazhohem se bashkëpunimi gjithëpërfshirës, me Eurodeputetin Fredi Beleri, si edhe me këdo institucion apo person tjetër është një domosdoshmëri në favor e në të mirë të Himarës, të Grekëve të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve normale midis Greqisë dhe Shqipërisë .Nuk do konsumohem në sulme personale, nuk do merrem me veprime e sjellje të kohës së shkuar që e mbajtën Himarën në vend numëro”, ka thënë Tavo.

Por, ndonëse kanë kaluar dy javë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, Vangjel Dule kërkon zgjidhje nga avokatja e eurodeputetit, për dekretin e Presidentit të Shqipërisë.

 “Ne do të bëjmë ankimimin e dekretit të presidentit, mbrojtja e Belerit do vlerësoj momentin e përshtatëm brenda afateve që garanton ligji”, është shprehur Dule.

Vangjel Tavo kandidon për bashkinë e Himarës përballë Pervin Gjikurisë.

Ky i fundit u tërhoq nga gara e kryetarit të komanduar për këtë bashki në mars dhe qershor të këtij viti, pas dorëheqjes së Jorgo Goros dhe Blerina Balës. Himara po drejtohet nga Arqile Bollano prej 7 qershorit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!