Himara, dosja e tranzicionit/ Zheji: Padrejtësitë që janë bërë me pronat e vështirë të zhbëhen. Duhet gjetur një algoritëm!

schedule20:54 - 26 Mars, 2024

schedule 20:54 - 26 Mars, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi dhe analisti Artur Zheji komentuan situatën kaotike  krijuar në Himarë për çështjen e pronave.

Gjatë kësaj interviste Minxhozi u shpreh se shteti dhe organet vendore të tregohen rigorozë sa i përket çështjes së pronave bregdetare në territorin shqiptar.

Nga ana e tij analisti Artur Zheji theksoi se kjo situatë duhet të mirëmenaxhohet sepse disa padrejtësi të bërë në kohë me pronat është vështirë të zhbëhen.

Pjesë nga biseda në studio:

Skënder Minxhozi: Korrupsion me term kohor është pak e vështirë. Nëse drejtësia ma fal sepse kam bërë pak dëm, atëherë do të vijë edhe ai që ka bërë më shumë dëm. Ka një duzinë zyrtarësh me gjithë Berishën që rri atje ose hetohen ose kanë kaluar të pandehur dhe shtroj pyetjen, jemi të bindur ne që këto dosje të këtij numri të vogël njerëzish ende në këtë qytet janë ‘pikë uji’ sepse ka shumë të tjerë? Nëse i hyn kriterit selektiv i ke vënë pikëpyetjen gjithçkaje!

Artur Zheji: Duhet të bëhet një arsyetim, pra të krijohet ose një amnisti speciale ose një arsyetim për të ngrirë situatën të paktën deri në shtator, pra arsyeja shtetërore është arsye më madhore.

Skënder Minxhozi: Nga Sazani në Ksamil janë dy hetime që ne i dimë për dy projekte turistike. Problemi është do të ketë dyfish shthurje të procedura dhe dyfish rënie të shtetit ligjor. Sepse do të thonë siç ua falën të parëve do të vijnë zgjedhjet e tjera dhe tani t’i falin. Shteti dhe organet vendore të tregohen rigorozë që në fillim.

Artur Zheji: Padrejtësitë janë bërë dhe nuk zhbëhen një pjesë e madhe. Duhet gjetur një algoritëm, po ta kthesh mbrapsht gjithë procesin i bie të kthejmë kohën mbrapsht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!