Hill: Ka përparim në dialog, por Kosova duhet të formojë Asociacionin

schedule07:24 - 29 Mars, 2023

schedule 07:24 - 29 Mars, 2023

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill deklaroi nëgaPresheva se shikon përparim në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, Hill u shpreh se një nga elementët më të rëndësishëm të gjithë kësaj ishte fakti që Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.

“Sigurisht që ka gjëra të tjera që Prishtina duhet të bëjë, por mendoj se e gjithë kjo çon në një situatë më të mirë me Bashkimin Evropian dhe në fakt kjo mund të shihet si një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit”, theksoi Hill dhe shtoi se “kjo e njëjta gjë mund të thuhet edhe për palën serbe”.

“Z. Lajçak, veçanërisht z. Borell, i cili kaloi 12 orë të gjata, përderisa kishte shumë gjëra të tjera të rëndësishme për të bërë në lidhje me Ukrainën, ai po merrej me problemet e Serbisë dhe Kosovës”, u tha Hill gazetarëve.

Ai nënvizoi se SHBA-të, edhe pse nuk janë palë në dialog, e konsiderojnë veten pjesë të këtij procesi dhe do të vazhdojnë të angazhohen në të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!