Hilën e ndjek edhe shoku i tij, tjetër largim te Kukësi para fundit të sezonit

schedule09:06 - 20 Maj, 2022

schedule 09:06 - 20 Maj, 2022

Emiljano Musta e ka mbyllur me Kukësin para se të përfundojë kampionati. Mbrojtësi nuk ishte as në ndeshjen e fundit.

Ai ka tërhequr lejekalimin dhe do të presë hapjen e merkatos për të vijuar karrierën në ndonjë ekip tjetër të Superiores, ose jashtë.

Musta e nisi kampionatin me fanellën e Partizanit dhe në janar u rikthye te Kukësi. Gjithsesi atë e ka ndjekur fati i mikut të tij, Ardit Hilës, që prej javësh nuk luan me verilindorët.

Hila nuk i ka kursyer “thumbimet” me trajnerin Diego Longo, i cili nuk e ka “përtypur” mirë edhe një foto të Mustës me mesfushorin, postuar para disa ditësh në rrjetet sociale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!