Hila largohet nga Tirana, por nuk mbetet nga klub, mesfushori 31-vjeçar rikthehet në vendlindje

schedule15:16 - 9 Janar, 2024

schedule 15:16 - 9 Janar, 2024

Ishte padyshim, një nga të preferuarit e teknikut, Orges Shehi, te “Bardheblutë” e Tiranës, mirëpo me largimin e këtij të fundit dhe ardhjen në krye të Julian Ahmatajt, minutat filluan të reduktoheshin ndjeshëm, deri vendosi të ndërprise kontratën me “rekordmenët” e futbollit shqiptar, pas 1 viti e gjysmë qëndrimi te kryeqytetasit.

Mesfushori 31-vjeçar, Ardit Hila nuk do të jetë më pjesë e Tiranës dhe gjithçka u mësua këtë të martë, me anë të njoftimi zyrtar, të postuar nga klubi, në profilin zyrtar, në “Facebook”, në të cilën i jepej “lamtumira” autorit të 10 golave e 4 asistime, me 55 përballjet e zhvilluar me fanellën “bardheblu”.

Megjithatë, Hila nuk ka mbetur pa skuadër, pasi po ditën e sotme, mesfushori nga Elbasani është rikthyer në vendlindje, teksa është zyrtarizuar tek ekipi ku dhe u formua si lojtar, “Verdheblutë” e AF Elbasanit, me këta të fundit, që e konsiderojnë një përforcim të vyer Hilën, teksa së bashku me “Ballshiotët” e Bylisit janë pretendentë seriozë për fitimin e Kategorisë së Parë dhe rikthimin në Superiore. /i.m /abcnews.al

Postimet e klubeve: 

Klubi i Tiranës:

Klubi i AF Elbasanit:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!