Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hija e “Martinajt”/ Basha: Nuk mund të jetë provë zjarri për drejtorin e ri të policisë, institucionet të bashkëpunojnë

schedule20:48 - 31 Mars, 2026

schedule 20:48 - 31 Mars, 2026

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha se çështja e Ervis Martinaj nuk duhet të konsiderohet si “provë zjarri” për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Sipas tij, një zhvillim i mundshëm në këtë rast mund të shërbejë më tepër si një vlerësim pozitiv për drejtuesin e ri, sesa si një kriter për ta gjykuar atë.

Basha thekson se hetimi për këtë ngjarje është kompetencë e Prokuroria e Lezhës, ku ndodhen edhe provat kryesore, duke shtuar se institucionet kanë detyrim ligjor të bashkëpunojnë për zbardhjen e saj. Ai nënvizon se, për sa kohë nuk ka prova konkrete si gjetja e trupit apo elementë të tjerë të fortë, rasti nuk mund të konsiderohet i mbyllur, ndërsa opsioni që Martinaj mund të jetë ende gjallë, sipas tij, mbetet i mundshëm.

“Martinaj nuk është prova e zjarrit për drejtorin e ri të Policisë, por mund të jetë një fletëlavdërimi. Nuk mund të kryqëzohet drejtori i ri i policisë, për një ngjarje të tillë, që nuk mund të zbulohet. Provat kanë shkuar nëpër institucionet. Provat i ka Prokuroria e Lezhës, si ngjarje e ka kjo prokurori, sepse ka qenë banor i asaj zone.



Në fillim është parë në ato zona dhe i është kaluar kësaj prokurorie. Institucionet e kanë dashamirësinë apo detyrimin ligjor që të bashkëpunojnë me institucione për këtë ngjarje. Nuk mund të jetë një provë zjarri për drejtorin e Policisë, për sa kohë nuk është e lidhur me gjetjen e trupit apo të disa provave, nuk mund ta bëjnë fakt të kryer. Versioni që mund të jetë gjallë, nuk bie si opsion”, tha Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!