Pesë të rinj janë vënë në pranga në Tiranë me finalizimin e operacionit të koduar policor “Money Scam”. Njoftohet se në pranga u vunë Ersi Pula, 19 vjeç, Endri Hasanllari, 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.
Të rinjtë, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. /abcnews.al/