Hidhet shorti për 11 prokurorët që do kalojnë në “sitën”e vettingut

schedule14:04 - 11 Janar, 2018

schedule 14:04 - 11 Janar, 2018

Këtë të enjte ka nisur hedhja e shortit për 11 prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, te cilet dorëzuan dosjeve të tyre per të kaluar procesin e vettingut. E pranishme ishte edhe kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Genta Bungo. Sipas Komisionerët do të përzgjedhin nga 5 dosje për secilin nga përfaqësuesit e akuzës. Pas mbarimit të kësaj faze e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për prokuroritë e Apelit si edhe ato të shkallës së parë.

Në fund të muajit pritet të publikohen dhe rezultatet e para për dosjet që tashmë kanë hyrë në procesin e verifikimit prej muajit dhjetor.

EMRAT E PROKURORËVE NË SHORT

  1. ADNAN KOSOVA
  2. ANILA LEKA
  3. ALMA MUÇA
  4. ARTUR SELMANI
  5. ADNAND XHOLI
  6. ARBEN KRAJA
  7. ALFRED PROGONATI
  8. ARQILE KOÇA
  9. KOSTA BELURI
  10. THOMA JANO
  11. SOKOL STOJANI/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!