Ditën e sotme është hedhur edhe shorti i ndeshjeve çerekfinale në FA Cup. Shorti ka rezervuar një përballje të vështirë për Southampton e Armando Borjës, ku goglat nuk u treguan aspak bujare, të cilat “peshkuan” Manchester Cityn.
Armando Broja përballë Pep Guardiolës për të prerë një biletë për në gjysmëfinalen e FA Cup, një kompeticion shumë i rëndësishëm për tifozët dhe klubet angleze.
Ndeshja e parë do të luhet më 18 mars në “St Mary’s Stadium”, aty ku u luajt edhe takimi i fazës së parë në kampionat, ndeshje ku xhevahiri kuqezi shkëlqeu dhe mori komplimentet e trajnerit spanjoll.
20-vjeçari ishte protagonist në kualifikimin e “Shenjtorëve” në çerekfinale. Broja fitoi një penallti dhe realizoi një eurogol në suksesin 3-1 ndaj West Ham, edhe pse e nisi takimin nga stoli dhe u fut në fushë në pjesën e dytë.
Chelsea do të ketë përballë Middlesbrough. Ekipi që garon në Championship eliminoi Tottenham. Nottingham Forest ose Huddersfield për Liverpoolin e Klopp. Ndërkohë, çifti tjetër çerekfinal do të jetë midis Boreham Wood dhe fituesit të përballjes Crystal Palace-Everton. /f.a/abcnews.al