Hidhet në erë godina, vritet me bombë Prokurori i përgjithshëm separatist në Luhansk të Ukrainës

schedule12:34 - 16 Shtator, 2022

schedule 12:34 - 16 Shtator, 2022

16 shtator – Prokurori i përgjithshëm i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhansk (LPR) të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore u vra nga një shpërthim bombe në zyrën e tij të premten, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar shërbimet e urgjencës.

Sipas mediave vendase mësohet se shpërthimi ndodhi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Sergey Gorenko, i cili si pasojë humbi jetën.

40-veçari humbi jetën menjëherë, ndërkohë në rrjet po qarkullojnë video nga vendi i ngjarjes ku shihet se si ndërtesa është përfshirën nga tymi si pasojë e sulmit terrorist.

Më tej bëhet me dije se dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!