Hidhet lëndë plasëse në afërsi të një lokali në Malësi të Madhe

schedule09:29 - 24 Maj, 2024

schedule 09:29 - 24 Maj, 2024

Një sasi me lëndë plasëse është hedhur në afërsi të një lokali në Razëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50.

Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gazetari Simon Shkreli raporton se lënda plasëse është hedhur afër një reklame në parkimin e Razmës.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!