“Hetoni Sali Berishën”, Rama i prerë: E tha edhe Blinken, SHBA e kreu detyrën e saj

schedule11:08 - 11 Maj, 2022

schedule 11:08 - 11 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama nuk i është ndarë kërkesës për SPAK për të hetuar ish – kryeministrin Sali Berisha. Sipas kreut të qeverisë, u bë një vit që nga shpallja “non grata” e Sali Berishës dhe Sekretari  Shtetit Antony Blinken e ka thënë qartë se është detyra e institucioneve shqiptare që duhet të nxjerrin prova dhe jo DASH.

Rama më tej është ndalur edhe tek akuzat e Berishës që sipas tij kryeministri ka përgatitur dosjen dhe ka lobuar që Berisha të shpallet “non grata”. Kryeministri u shpreh se SPAK duhet të hetojë dhe të thotë ka apo jo prova për Sali Berishën.

“Apo po prisnin  Gjykatën e Parisiti. U bë një vit dhe nuk kam fol fare e gjithë PS dhe asnjë fjalë. Imagjinoi sikur të isha unë me deklarata. Por skam folur asnjë fjalë. Por po bëhet një vit. A janë të vërteta këto. A janë të vërteta? Mund të jenë thashetheme gazetash. Dhe unë jam i akuzuar se unë e kam bërë dosjen me Sorsin dhe Blinken një noter. Kjo zhvillohet në të gjithë Shqipërinë se ka shqiptarë që nuk e besojnë. Thonë që këtë e ka bërë Sorosi me atë të gjatin. Por këtë e thotë Sekretari i Shtetit që është detyrë e institucioneve. Kujt ia ka dhënë provat SHBA. SHBA bën punën e tyre jo tonën. Provat i takojnë drejtësie.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!