Hetimi për Covid, Boris Johnson kërkon falje për “dhimbjen dhe viktimat” e shkaktuara nga pandemia

schedule11:48 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 11:48 - 6 Dhjetor, 2023

Ish-kryeministri i Britanisë Boris Johnson kërkoi falje për humbjen e jetëve gjatë pandemisë së Covid ndërsa dha dëshminë e shumëpritur në hetimin e vendit për COVID të mërkurën.

Kryeministri tha se i kuptonte ndjenjat e familjeve të tyre dhe tha se shpresonte që hetimi të ndihmonte në mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar nga një krizë e ardhshme shëndetësore.

“A mund të them se sa i lumtur jam në këtë hetim dhe se më vjen keq për dhimbjen e familjarëve dhe humbjen e jetëve nga Covid”, tha Johnson.

Komentet e tij më pas u ndërprenë nga një protestues.

Ish kryeministri britanik tha se u ishte mirënjohës qindra mijëra punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe shumë nëpunësve të tjerë publikë, njerëz në të gjitha sferat e jetës që ndihmuan për të mbrojtur vendin gjatë pandemisë.

“Unë shpresoj se ky hetim do të ndihmojë për të marrë përgjigjet e pyetjeve shumë të vështira që ato familje po bëjnë me të drejtë, në mënyrë që të mund të ndihmojmë dhe mbrojmë më mirë njëri-tjetrin në të ardhmen, për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme”, tha Johnson.

Johnson tha se ka pasur gabime, por se ai dhe qeveria e tij janë përpjekur të bëjnë më të mirën, duke theksuar se mban përgjegjësi për të gjitha vendimet e marra.

Sir Partick Vallance, i cili ishte ish-këshilltari kryesor shkencor dhe Mark Sedwill, ish-sekretari i kabinetit, të gjithë kanë pranuar se qeveria duhet të kishte zbatuar një bllokim më herët.

Ish-sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, ka pranuar hapur se bllokimi duhet të ishte shpallur tre javë më parë.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Britani ka shkuar në 230,000 njerëz dhe hetimi i deritanishëm ka bërë përgjegjës administratën e Johnson.

/abcnews.al