Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk komenton çështjet e drejtësisë, teksa u pyet nga gazetarët në konferencën e fundvitit, lidhur me hetimin Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Rama u shpreh se Veliajt po i bëhet gjyq publik dhe shtoi se kërkimi i gijotinës për të, është skandaloz.
“Përkohësisht, di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare, nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorët e gjykatës të ulur në klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve, këtë e di me siguri. Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër, nuk bën përjashtim askush, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Nëse do ndryshojë, duhet të ketë arsye të fortë. Mund të ketë nëse do ketë vendim të formës së prerë. Kërkimi i gijotinës për të, është skandaloz.
“Besoj që ky rast është shumë specifik për shumë arsye. Nuk kam parë asnjë akuzë konkrete për persona konkretë. Unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment dhe asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shohim procesin me vëmendje, po e ndjekim me shumë kujdes.”, theksoi Rama./abcnews.al