Hetimi i akademikëve nga krimet e rënda/ Reagon Koni

schedule20:07 - 18 Prill, 2018

schedule 20:07 - 18 Prill, 2018

Pas publikimi të lajmit për nisjen e një hetimi nga Prokuroria për Krimet e Rënda ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Përmes një deklarate për media, Koni shprehu mbështetje personale dhe institucionale për hetimin.

“Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar. Në mënyrë të përsëritur, i bëj kerkese organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme”, -thuhej në reagimin e Konit. /abcnews.al