Hetimet për tërmetin, 6 ndërtues dhe ish-zyrtarë arratisen nga Shqipëria para arrestimeve

schedule15:18 - 16 Janar, 2020

schedule 15:18 - 16 Janar, 2020

6 nga 41 personat të cilët janë nën hetim nga prokuroria e Tiranës për dëmet në objketet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit rezultojnë nga sistemi TIMS se, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Policia ka ndaluar 31 funksionarë dhe ish funksionarë të komunave Vorë, Kashar dhe Farkë, ndërsa 10 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Dyshohet për rrjedhje të informacionit nga vetë strukrukturat e sistemit të drejtësisë dhe për këtë gjë po verifikohet nga drejtoria e Standardeve Profesionale në ministrinë e Brendshme. Personat nën hetim janë emra të njohur në fushën e ndërtimit dhe të zbatimit teknik në Tiranë. Ndër emrat më të njohur që janë ndaluar është Fatbardh Plaku, ish-kreu i komunës Farkë, Besnik Fuçia ish-kreu i komunës Kashar dhe Luan Beta, ish-shef i urbanistikës Vorë.

Numri i personave që janë nën hetim nga prokuroria e Tiranës është më i madh se 41. Në organin e akuzës janë bërë të paktën 200 kallëzime pas tërmetit të 26 nëntorit. Rrethi i personave që mund të shkojnë pas hekurave pritet të rritet, pasi hetimet po kryhen edhe në njësine e Dajtit dhe Bashkinë Kamzës.

Grupi hetimor ka vendosur nën akuzë, edhe ata persona, të cilët kanë ndërtuar në mënyrë  të paligjshme, që kanë kryer shtesa, të cilat dyshohet që kanë sjellë dobësimin e strukturës mbajtëse të objekteve. Ndërkohë hetimet vijonë edhe për të tjera objekte të cilat janë shpallur të pa banueshme në të gjithë Tiranën. Në kryeqytet janë 25 institucione, 134 pallate dhe rreth 200 godina të dëmtuara, të cilat janë objekt hetimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!