Hetimet për krimet e luftës, ekipi francez mbërrin në Lviv

schedule12:36 - 11 Prill, 2022

schedule 12:36 - 11 Prill, 2022

Ekipi i Francës ka mbërritur në  Ukrainë për të ndihmuar në hetimet e krimeve të luftës, sipas skynews.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori francez në Ukrainë, i cili ka shpërndarë foton e ekipit të Francës që ka mbërritur në Lviv.

Në një deklaratë, Etienne de Poncins tha: “Të parët që ofruan një ndihmë të tillë. Ata do të fillojnë punën nesër.”

Rikujtojmë se gjatë javës së kaluar, prokurori i anti-terrorit në Francë hapi tre hetime mbi krimet e luftës në Ukrainë, lidhur me aktet kundër shtetasve francezë në vend që nga pushtimi i Rusisë.

Në një deklaratë, prokurori tha se po hetonte krimet e mundshme të kryera në qytetet ukrainase të Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv midis 24 shkurtit dhe 16 marsit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!