Hetimet për helmimin masiv në Bulqizë, dyshimet edhe për furrat e bukës

schedule14:10 - 7 Maj, 2019

schedule 14:10 - 7 Maj, 2019

Policia dhe Prokuroria kanë ngritur dyshime jo vetëm për ujin e pijshëm lidhur me helmimin masiv të banorëve të Bulqizës. Po bëhen hetimet edhe për furrat e bukës dhe produktet ushqimore që tregtohen në zonën ku u sëmuren njerëzit.

Helmimi i më shumë se 100 njerëzve në lagjen e sipërme të Bulqizës ka vënë në lëvizje policinë dhe prokurorinë. Ekspertë të fushës kanë marrë në pyetje të sëmurët jo vetëm për ujin e pijshëm, por edhe për ushqimet që kanë konsmuar.

Në hetim janë përfshirë furra buke dhe marketet e produkteve ushqimore. Disa tregtarë janë marrë në pyetje dhe iu është bërë kontroll në bizneset e tyre.

Deri tani nuk ka ndonjë shkak apo shkaktar të helmimit masiv pasi sipas burimeve nga grupi hetimor, priten një sërë analizash dhe provash për të përcaktuar saktë çfarë ndodhi dhe nga se ka ndodhur në Bulqizë.

Ndërkohë në spitalin e Bulqizës nuk ka patur me shtrime apo persona që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Shumë nga të helmuarit janë përmirësuar, por ka raste që vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin.

Alarmi u dha mbrëmjen e së shtunës së kaluar, kur fluksi i banorëve përfundoi në urgjencën e spitalit.

Ky fuks zgjati më shumë se 24 orë dhe popullata ndërpreu konsumimi e ujit të pijshëm nga rrjeti.

Po ashtu banorët kanë dëshmuar se edhe ushqimet nuk i kanë blerë më në lagjet e tyre. Ata janë të frikësuar dhe presin të mësojnë me çfarë u helmuan. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!