Hetimet për 340 milionë eurot në Toyota Yaris, Basha të enjten para prokurorëve belgë

schedule15:10 - 23 Korrik, 2019

schedule 15:10 - 23 Korrik, 2019

Kryedemokrati Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte nga grupi i prokurorëve belgë, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri për të hetuar lidhur me çështjen e 3.4 milion eurove te gjetura në 2 makinat ‘Toyota Yaris’. Belgët ditën e sotme kanë marrë në pyetje edhe 4 të arrestuarit për këtë çështje Edi dhe Klevi Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka.

Një grup prokurorësh belgë kanë mbërritur në Tiranë, për t’u kërkuar prokurorëve të Krimeve të Rënda informacion të plotë lidhur me hetimet e deritanishme për 3.4 milionë eurot që u gjeten në Toyota Yaris. Ditën e Enjte përballë grupit të prokurorëve Belg do të qëndroj Lideri i Opozitës Lulëzim Basha, ku do tu përgjigjet pyetjeve që më herët kishin mbërritur me letërporosi. Kryedemokratit Basha do t’i bëhen 3 pyetje: si është informuar ai për prejardhjen e parave, si është informacioni i saktë që ka marrë dhe nga kush i ka marrë këto informacione. Dy ditë para se 3.4 milionë euro të kapeshin në dy makina Toyota Yaris në Durrës, Lulzim Basha akuzoi nga foltorja e kuvendit kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla si i përfshirë në këtë çështje, ndërsa Balla i cilësoi akuzat si shpifje.

Burime kanë konfirmuar se hetuesit belgë kanë marrë në pyetje 4 të pandehurit Edi dhe Klevi Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka, të cilët ndodhen të arrestuar në vendin tonë. Ndërkohë nga ana tjetër nuk është bërë akoma e ditur nëse belgët i kanë sekuestruar paratë për llogari të tyre ashtu siç kishin kërkuar edhe me anë të letër porosive të mbërritura më herët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ata i kanë kërkuar paraprakisht kolegëve të Krimeve të Rënda që ta mbajnë larg nga mediat këtë hetim.  Për këtë çështje të shpallur në kërkim janë edhe dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Emrin e Alfred Vladit në prokurori e ka zbuluar pikërisht Alban Mollaymeri. Ai ka deklaruar para grupit hetimor, se disa muaj më pare, kishte porositur disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij Alfred Vladi, por nuk ka pasur aspak dijeni për shumën e parave, që u gjet brenda makinave. Referuar përgjimeve telefonike rezulton se Mollaymeri ka komunikuar me Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve.

/ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!