Hetimet për 25 prillin, Bardhi kërkon mbylljen e seancës: Mbledhja e radhës me 17 nëntor

schedule18:08 - 10 Nëntor, 2021

schedule 18:08 - 10 Nëntor, 2021

Është mbledhur pasditen e sotme Komisioni Hetimor për 25 prillin. Teksa fliste në këtë Komision, kryetari Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza se asnjë institucion që i është dërguar për kërkesë informacion për 25 prillit, nuk ka kthyer përgjigje. Alibeaj ka paralajmëruar kallëzim në SPAK për të gjithë kryetarët e institucioneve që nuk kthejnë përgjigje.

Ndërkohë deputeti Gazmend Bardhi ka kërkuar që të mbyllet mbledhja e Komisionit me argumentin se të pranishmit kanë arritur në pikën e fundit të rendit të ditës. Bardhi ka theksuar se mbledhja e radhës do të mbahet më 17 nëntor dhe deri në këtë datë zgjatet afati i institucioneve për të kthyer edhe përgjigje.

“Kemi caktuar mbledhjen e radhës me 17 nëntor ora 10:00. Nuk kemi pse e vazhdojmë më këtë diskutim. Bëmë një evidencë dhe bashkohemi në një pikë të gjithë bashkë se institucionet duhen të zbatojnë ligjet. Ramë dakord që secilit institucion t’ja zgjasim afatin deri më datë 17 nëntor.” tha Bardhi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!