Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve pas gjetjes pa jetë në Balldre të Lezhës të 25-vjeçarit Romario Brunga, i cili kishte vetëm një plumb në kokë.
Kamerat e sigurisë kanë konfirmuar se i riu ka dalë nga puna i pa shqetësuar, ka hipur në makinë vetëm dhe deri në hyrjen e tij tek rruga, që e dërgon në shtëpi, është parë krejt i vetëm dhe shihet që vazhdimisht flet në telefon.
Ai ka telefonuar një shokun e tij që i ka thënë se ka një hall të madh, por pa i shpjeguar detaje. Pas këtij momenti, Romario Brunga nuk i është përgjigjur më telefonatës së shokut të tij. Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatet apo për të parë nesë ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25-vjeçarin Romario Brunga.
Marrja e dëshmive nga kolegët, familjarët apo ata që e kanë njohur, kanë konfirmuar se njihej si një person i qetë që gëzonte respekt, që nuk kishte asnje konflikt, por askush nuk di të japë shpjegime rreth motiveve që mund të kenë shërbyer për të çuar drejt vetëvrasjes 25-vjeçarin Brunga./abcnews.al