Hesht ose burg, flet gazetari që u sanksionua nga SPAK për dosjen “Dumani”: Si do veproj

schedule12:33 - 17 Qershor, 2022

schedule 12:33 - 17 Qershor, 2022

TIRANË – Elton Qyno, gazetari i cili u sanksionua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka folur sot në “ABC Live” duke theksuar se ka vendosur t’i bindet këtij urdhër ndalimi për mos publikimin e të dhënave të tjera nga dosja e Nuredin Dumanit.

Megjithatë gazetari Qyno u shpreh se do të shikojë mundësinë ligjore nëse do të mund të godas urdhrin nga SPAK që e urdhëron të mos publikojë asnjë të dhënë tjetër.

Qyno u shpreh se ka nisur edhe një hetim për nxjerrje informacioni. Sipas Qynos ai u thirr në BKH dhe ka firmosur urdhrin e ndalimit, në të kundërt, gazetarët rrezikojnë deri në 5 vite burg.

“Do respektoj vendimin e tyre se e arritën qëllimin. Nëse ligjërisht po shikoj mundësinë për të goditur këtë urdhër. Do mundohem ta realizoj nëpërmjet gjykatës. Nëse nuk ka mundësi do presim deri në një moment të dytë.” tha Elton Qyno.

Nuredin Dumani, është një emër i njohur i botës së krimit. Ai u arrestua nga policia më 29 mars të këtij viti, pasi shkroi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai iu kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Dumani u kap pak orë më vonë në Fier, ndërsa kishte marrë plagë në kurriz.

Ndërsa i penduari tjetër, Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin.

14 PERSONAT NË KËRKIM:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!