Hervin Çuli: Liçaj do jetë aktor i përjetshëm në TK, aleanca për mbrojtjen e teatrit pengon punën

schedule20:17 - 11 Tetor, 2019

schedule 20:17 - 11 Tetor, 2019

Neritan Liçaj do jetë pjesë e përjetshme e Teatrit Kombëtar. Kështu deklaroi drejtori i këtij institucioni Hervin Çuli gjatë prezantimit të kalendarit artistik të këtij sezoni. Çuli tha se aktori është i përfshirë në 4 premierat e Teatrit Kombëtar. Por ai shtoi se aleanca për mbrojtjen e teatrit pengon punonjësit të hyjnë në teatër.

Drejtori i teatrit kombëtar Hervin Çuli mohon kategorikisht që të ketë një vendim për pushim nga puna të aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili është një nga zërat kritik për shembjen e Teatrit Kombëtar. Çuli deklaroi se Liçaj do të jetë përjetësisht në teatër, por duke zbatuar rregullat e institucionit.

Nga ana tjetër, drejtori i Teatrit Kombëtar tregoi edhe vështirësitë për ndërtimin e skenografisë së premierës “Xhelatët” pasi një pjesë dekori është ribërë  për shkak se protestuesit kane uzurpuar teatrin dhe punishten duke mos lejuar punonjësit që të marrin pjesë dekori nga teatri.

Ndërkohë që aktori Neritan Liçaj do të jetë pjesë e kastit në katër premierat e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!