Heroinë dhe kanabis, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

schedule10:09 - 18 Mars, 2023

schedule 10:09 - 18 Mars, 2023

Një 35-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë, pasi i janë sekuestruar dozat e lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit me iniciale E.K., në lagjen “5 Maji”, shërbimet e Policisë i gjetën në cilësinë e provës materiale, dozat e dyshuara.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis.

Kapet në flagrancë dhe arrestohet 35-vjeçari, si dhe i sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Elbasan, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-E. K., 35 vjeç, banues në Cërrik.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 35-vjeçarit, në lagjen “5 Maji”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të dyshuara të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis./abcnews.al