Hernandez-Milan afër rinovimit të kontratës, bashkëpunim që kënaq të dyja palët

schedule11:43 - 19 Tetor, 2021

schedule 11:43 - 19 Tetor, 2021

Mbrojtësi francez Theo Hernandez dhe Milan duket se do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për disa sezone të tjera. Agjenti i mbrojtësit, Quillon po negocion me drejtuesit e skuadrës për të bërë të mundur zgjatjen e kontratës.

Një rinovim që duket se është shumë afër, me zgjatjen e kontratës që mund të bëhet deri në vitin 2026, me dyfish page nga ajo që lojtari fiton momentalisht tek “Kuq e zinjtë”. Nga 2 milion euro që lojtari fiton në këto momnete do të shkonte në 4 milion euro, pas rinovimit të kontratës.

Nga një bashkëpunim i tillë mbeten të kënaqur të dyja palët me Hernandez që është i lumtur të vazhdojë në Itali, dhe Milan që blindon kështu një xhevahir të skuadrës. /abcnews.al