Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hermon Madhi: Jam kundër njeriut të programuar, ndihem i çliruar me ciklin e miteve 

schedule16:39 - 22 Janar, 2020

schedule 16:39 - 22 Janar, 2020

Kundërvënia ndaj njeriut të programuar e ka çuar kërkimin artistik të Hermon Madhit drejt miteve të cilat rimarrin jëtë me gjuhën e grafikës.

Artisti risjell në vëmendje mitet si kundërpërgjigje të  njeriut materialist i cili ka humbur shpirtroren.

Mitet e legjendave  rivijnë  me një këndvështrim të ri , por edhe si domosdoshmëri për tu kthyer tek rrënjët thekson Madhi .

“Më shumë nga të gjitha mua më pëlqen mitologjia greke, ka gjithmonë një domethënie dhe një goditje që i vjen pas. Natyrisht Bibla që është e konsoliduar shumë mirë me personazhet dhe disa personazhe të historisë që kanë të bëjnë edhe me neve psh. Siç është Pirroja”, thotë piktori.

Ekspozita është ndërtuar në formën  e një libri rrëfenjash, ku rishjfaqen mitete greke, e romake, po aq sa herojt dhe heroinat që I dhanë dije njerëzimit

“Heronjtë gjithmonë frymëzojnë. Le ti shikojmë duke pasur respekt për origjinën tonë se njeriu ka derdhur shumë djersë dhe sakrifica sa ka ardhur deri këtu”, shprehet Madhi.

Hermon Madhi me ekspoziten “ Mite të Vjetra Moderne”, rishfaqet para publikut pas 8 vitesh  në qendren cod .

Artisti me ciklin  prej 30 grafikash  me ‘Heronjtë e Miteve’, përpiqet  të thyej indiferentizmin “social” dhe mund  të bëhet një sfidë ndaj “unit” materialist. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 31 janar në qendren Cod./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!