Juventus-Ferencvaros, Andrea Pirlo duhet të bëjë zgjedhjet për formacionin dhe është i kushtëzuar. Gorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci janë të dëmtuar dhe nuk mund të aktivizohen kundër hungarezëve. Buffon jashtë skuadre dhe mbrëmja e djeshme do të mbetet në histori.
Për herë të parë Juventusi nuk kishte në portë dhe në mbrojtje të paktën një italian. Historikisht bardhezinjtë kanë qenë baza e prapavijës së kombëtares italiane, por dje në fushë nuk pati asnjë “axurr”.
Porta mbrohej si zakonisht nga polaku Szczesny, kurse në mbrojtje i rikthyeri Matthijs De Ligt pritet të jetë shtylla e këtij reparti për vite të tëra. Krahas holandezit luajti braziliani Danilo, kurse nga krahët Alex Sandro (Brazil) dhe Juan Cuadrado (Kolumbi). /abcnews.al


