Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.
Kurti i ka njoftuar ata për heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, duke treguar procesin e heqjes së tarifës.
Ai po ashtu i ka njoftuar se dialogun e Kosovës me Serbinë do ta drejtojë vetë ai si kryeministër i Kosovës
Në letrën e shkruar për Trump, Kurti ka shkruar se po e vë në dijeni për programin qeverisës dhe për qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Kurti e ka falënderuar presidentin e SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Ndër të tjera kreu i ekzekutivit kosovar thekson se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve.
Kurti ka shkruar edhe për marrëdhënien e Kosovës me SHBA-në, duke theksuar se qeveria e tij i sheh këto marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendin./abcnews.al

