Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të takohen në ditët në vazhdim për të vendosur lidhur me taksën 100 përqind që ishte vendosur që në 2018 nga ish-qeveria Haradinaj.
Dy partitë kanë theksuar se do të zëvëndësojnë taksën me masat e reciprocitetit, por kreu i Odës ekonomike Berat Rukiqi, ka kërkuar sqarime për këto masa.
“Heqja e tarifës është interes shtetëror dhe ne do ta përkrahim. Duhet të kemi parasysh se është një listë e hapur me Serbinë dhe duhet adresuar në kuadër të dialogut”, u shpreh Rukiqi.
Ndërsa deputetët e opozitës vlerësuan se qeverisja e re është e përgatitur për dialogun me Serbinë.
“Këtë dialog kjo qeverisje e re duhet ti qaset me një seriozitet më të madh. Ne do ti japim një shans dialogut, nuk diskutohen kufijtë e Kosovë dhe as të Serbisë”, u shpreh një nga deputetët e opozitës.
Ndërsa Daut Haradinaj tha se në raport me Serbinë duhet të tregohen konstruktiv./abcnews.al