Heqja e kufizimeve, ekspertët paralajmërojnë rritje të frikshme rastesh në Britani

schedule12:17 - 12 Korrik, 2021

schedule 12:17 - 12 Korrik, 2021

Britania duhet të përgatitet për 1 deri në 2 milion raste me Covid pas heqjes së masave në javët e ardhshme, sipas parashikimit të ekspertëve. Pavarësisht se fushata e vaksinimit ka qenë e shpejtë dhe numri i të infektuarve dhe shtrimeve në spital ka shënuar rënie, Britania pritet të ketë rritje të rasteve gjatë javëve në vijim.

Kryeministri Britanik do të njoftojë heqjen e masave kufizuese kundër Covid më 19 korrik, të cilën ai e ka cilësuar “Dita e Lirisë”.

Mesazhi i Johnson për bashkëqytetarët e tij do të përqendrohet në ndjenjën e përgjegjësisë individuale përtej masave të njoftuara nga qeveria. Britanikët pritet të mbajnë maska ​​në ambientet e brendshme edhe pas Ditës së Lirisë.

Me 19 korrik, distancimi shoqëror do të marrë fund dhe të gjitha klubet e natës do të hapen, gjithashtu maskat nuk do të jenë të detyrueshme për personat e vaksinuar plotësisht. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!