Heqja e karantinës, rritet sërish ndotja e ajrit në Kinë

schedule09:01 - 18 Maj, 2020

schedule 09:01 - 18 Maj, 2020

Ndotja e ajrit është kthyer serish në Kinë pas heqjes së masave kufizuese ndaj koronavirusit.

Me vendosjen e masave kufizuese,  Kina dhe shumë vende të tjera panë një ulje të ndjeshme të ndotjes së ajrit, por tashmë që pjesa më e madhe e vendit i është kthyer normalitetit, situata ka ndryshuar.

Ndotja në zona të caktuara të vendit aziatik është më e lartë se vitin e shkuar, sipas një studimi të fundit.

Qendra për Studim mbi Energjinë dhe Ajrin e pastër me qendër në Helsinki njoftoi se ndotja është rikthyer me rifillimin e aktivitetit industrial, ndërsa vendi përpiqet të “ringjallë” ekonominë.

“Ka shenja paralajmëruese të hershme që rikuperimi i Kinës nga kriza Covid-19 po ndryshon e cilësinë e ajrit,” thuhet në njoftim.

Megjithë përjetimin e një rënie të madhe në shkurt, niveli i ndotësve ishte më i lartë se në të njejtën periudhë një vit më parë, thuhet në raport. Aktiviteti industrial duket se po shton nivelin e ndotjes pasi zonat me numër të madh të fabrikove regjistruan rritje më të madhe të ndotjes.

Grupi analizoni të dhuna nga 1,500 stacioneve monitoruese të cilësisë së ajrit në Kinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!