Heq të gjitha fotot nga Instagrami, aktorja e njohur ndahet pas 18-muajsh martesë

schedule23:07 - 3 Janar, 2021

schedule 23:07 - 3 Janar, 2021

Aktorja e njohur Zoe Kravitz ka kërkuar divorcin pas 18 muajsh nga partneri i saj, aktori Karl Glusman.

Vajza e Lenny Kravitz dhe aktori 31-vjeçar janë lidhur që në 2016-ën dhe vetëm pak muaj më parë, Zoe rrëfeu për revistën “Rolling Stone” se ata ishin fejuar.

Në janar të vitit që lamë pas, Kravitz zbuloi për herë të parë se kishte nisur përgatitjet e dasmës dhe ndonëse gjithçka i dukej e ndërlikuar, ishte e ekzaltuar për ditën e saj të madhe.

Mirëpo, duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet mes çiftit dhe lajm e ka bërë të ditur “People”.

Zoe ka ende fotografi të Karl në rrjete sociale, ndërsa Glusman ka fshirë të gjitha postimet e tij të vjetra, përfshirë edhe ato me aktoren. l.k/abcnews.al

LOS ANGELES, CA – SEPTEMBER 17: Zoe Kravitz and Karl Glusman arrive at the 69th Annual Primetime Emmy Awards at Microsoft Theater on September 17, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Gregg DeGuire/Getty Images)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!