Anthony Martial ka njoftuar largimin nga Manchester United.
Në një postim në rrjetet sociale sulmuesi francez bën me dije se pas 9 vitesh me fanellën e “Djajve të Kuq” është momenti për të “ndërruar faqen”.
“Të dashur tifozë të Manchester United. Me shumë emocion po ju shkruaj sot për t’ju përshëndetur. Pas nëntë vitesh të pabesueshme në klub, është koha të kthej faqen e karrierës sime”-bënë me dije Martial.
Më tej ai shton se nga United largohet për sfida të reja, pa bërë me dije detaje të tjera për të ardhmen e tij.
“Po largohem për të përballuar sfida të reja, por do të jem gjithmonë një “Djall i Kuq” dhe do të vazhdoj të ndjek me pasion rezultatet e klubit. Faleminderit përsëri për gjithçka dhe shihemi së shpejti”-shprehet Martial.
Në 9 vite me United, francezi numëron 371 paraqitje, në të cilat ka shënuar 90 gola./ h.ll/abcnews.al