Hepatiti misterioz te fëmijët, paralajmërimi urgjent i mjekëve teksa rastet rriten: Prindërit të jenë vigjilentë

schedule19:24 - 29 Prill, 2022

schedule 19:24 - 29 Prill, 2022

Numri i fëmijëve britanikë të prekur nga një sëmundje misterioze e hepatitit ka shkuar në 145.

Mjekët i kanë bërë thirrje prindërve që të jenë veçanërisht vigjilentë ndaj shenjave të verdhëzës tek fëmijët e tyre.

‘’Të bardhat e syve dhe lëkura marrin një nuancë të verdhë. Kjo është një shenjë se mëlçia është e dëmtuar dhe nevojitet mjekim urgjent.’’

Shumica e fëmijëve të sëmurë janë nën 5 vjeç dhe një numër i vogël fëmijësh janë mbi 10 vjeç.

Nga të dhënat e fundit, të publikuara sot, 108 raste janë nga Anglia, 17 në Skoci, 11 në Uells dhe 9 nga Irlanda e Veriut.

Asnjë fëmijë britanik nuk ka vdekur dhe 10 prej tyre tani kanë bërë transplantim të mëlçisë.

Dr Meera Chand, Drejtoreshë e Infeksioneve Klinike dhe Emergjente në UKHSA (The UK Health Security Agency) tha: “Ne e dimë se kjo mund të jetë një kohë shqetësuese për prindërit e fëmijëve të vegjël.”

‘’Ne vazhdojmë t’i kujtojmë prindërve që të jenë vigjilentë ndaj shenjave të hepatitit, veçanërisht verdhëzës.”

Ekspertët e UKSHA ende mendojnë se rastet janë të lidhura me infeksionin adenovirus, por shkaqe të tjera të mundshme janë ende duke u hetuar.

Këto mund të jenë një infeksion tjetër si Covid, imunitet i dobësuar për shkak të bllokimit ose një shkak mjedisor. Adenoviruset janë viruse të zakonshme që shkaktojnë simptoma të ngjashme me gripin dhe zakonisht zgjidhen pa ndonjë problem afatgjatë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!