Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje fituan zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Analisti Henri Çili e sheh si shqetësuese faktin që Kurti do të bëhet kryeministër.
Gjatë një bisede me gazetarin Mustafa Nano në emisionin “Provokacija” në televizionin ABC News, Çili tha se vendet e vogla si ne dhe Kosova e kanë të rrezikshëm takimin me populizmin. Gjithashtu sipas tij, propozimet e Kurtit për vendin janë shkatërruese në planin e brendshëm.
“Mendoj që është regres për kulturën tonë politike, por fatmirësisht është paksa si aksident sepse nuk është rritur shumë në numër votash. Është një kombinim fatkeq me Vjosa Osmanin. Unë do e zgjedhorja vështrimin për të thënë që je në fjalën e pjalmimit nacionalist që po ndodh rreth nesh. Në Greqi kaloi, në Itali po kalon. Ne e kemi të rreikshëm takimin me populizmin ose ekstremizmin, nëse ai është funksional.
Kurti ishte kundër paktit të Ahtisarit, që ishte pakti minimal që të njihej Kosova. Albin kuti ka qenë kundërshtues për të gjitha proceset deri në mjete guerile për procese që i shërbenin formimit të Kosovës. Në fund Albin Kurti ka qenë totalisht kundër dy proceseve të mëdha për të zgjidhur statusin e saj përfundimtar, që ka qenë koncepiti i asosacionit të komunave dhe idesë për një korrigjim kufijsh të presidentit Thaçi. Të thuash kundër çfarë je, për të mos thënë se çfare je nuk ka sens. Atëherë nëse jemi për status quo-në s’ke thënë sepse të gjithë e duam pavarësinë e plotë, por çështja është që konjuktura ndërkombëtare kërkon një sakrificë, të luash me emocionin e popullit. Po të qeverisësh është një gjë tjetër. Në planin e brendshëm propozimet e Kurtit janë disastroze, ato propozojnë shtetëzime, alternative që jo vetëm janë kundër pikëpamjeve të mia, por nuk i sjellin asgjë nga pikëpamja ekonomike Kosovës”./abcnews.al