Helmohen 12 pushues në një hotel në Shëngjin, dyshimet e para

schedule09:40 - 21 Korrik, 2023

schedule 09:40 - 21 Korrik, 2023

Dymbëdhjetë pushues në një hotel në Shëngjin kanë përfunduar ne spital pasi kane shfaqur probleme shëndetësore.

Mjeku infeksionist Martin Marku, thotë se nuk behet fjale për helmim nga ushqimi, por do te te jete njësia e kujdesit shëndetësor që do të përcaktoje shkaqet.

“Pacientët paraqisnin, marrje mendsh, dobësi trupore dhe në paramentra te tjerë ishin mirë vetëm një tension të ulët alterial. Me këto simptoma nuk mund të përcaktojmë fiks shkakun, por nga analizat nuk janë nga helmimi i ushqimeve”, ka thënë mjeku infeksionisht Martin Marku.

Sipas AKU ne Lezhe nuk behet fjale për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dizinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qene i forte. Sipas tyre, ndikim mund të ketë pasur edhe mungesa e energjisë elektrike, e cila kishte shkëputje nga 4-6:30 te mëngjesit dhe për shkak të temperaturave të larta, ndikimi mund të ketë qenë më i lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!