Helmimi i 13 punonjëseve të fasonerisë, ku qepeshin veshje ushtarake në Durrës, sipas Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë ka ardhur për shkak të kimikateve që përdorte kjo kompani.
Konfederata e Sindikatave përmes një njoftimi për shtyp thotë se firma nuk ka respektuar kushtet minimale të sigurisë e shëndetit në punë dhe Inspektoriati i Punës duhet ta mbyllë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sindikalistët denoncojnë heshtjen e Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, ndërsa kërkojnë një reagim publik për ngjarjen. Sipas Konfederatës së Sindikatave situata në ndërmarrjet fasone është kritike dhe ka krahun e punës më të keqpaguar në rajon./abcnews.al