Helmimi në Postribë, prefekti i Shkodrës: Raste të tilla nuk duhet të përsëriten

schedule15:11 - 7 Tetor, 2019

schedule 15:11 - 7 Tetor, 2019

Prefekti i Shkodrës Çesk Millja u ka kërkuar përfaqësuesve të institucioneve vendore që të marrin masa për të kontrolluar ushqimet pranë shkollave për të shmangur ngjarje të tilla si ajo e Postribës. Situata sipas tij është e tejkaluar, ndërsa rezultatet për shkakun e helmimit dalin pas 4-5 ditësh.

Rasti i helmimit të nxënësve në Postribë mblodhi në një takim në prefekturën e Shkodrës, përfaqësues të drejtorisë arsimore, të Inspektoriatit të Shëndetësisë dhe AKU-së.

Situata është nën kontroll sipas prefektit Çesk Millja, por kërkoi nga institucionet përgjegjëse që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Rezultatet e analizave nga Drejtoria e Shëndetit Pubik dhe AKU-së pritet të publikohen brenda pak ditëve.

Gazetari i ABC News  Simon Shkreli u rikthye sërish në shkollën “Adem Haxhia”. Procesi mësimor aty zhvillohet normalisht.

Edhe fast food-i nga i cili konsumuan ushqime nxënësit vazhdon të qëndrojë i mbyllur.

Nga spitali rajonal i Shkodrës mësohet se prej të enjten në darkë janë paraqitur për ndihmë mjekësore rreth 60 nxënës, disa prej tyre raste të përsëritura.

Aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve 14 fëmijë, 13 prej të cilëve ndodhen tek Pediatria dhe një tek infektivi.

Gazetar ABC News: Simon Shkreli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!