Helmimi me agjent kimik, vajza e ish-spiunit rus “rigjen forcat”

schedule17:22 - 5 Prill, 2018

schedule 17:22 - 5 Prill, 2018

E bija e ish-oficerit rus Sergei Skripal, që bashkë me të atin u helmuan me një agjent kimik nervor, ka reaguar për herë të parë që prej fillimit të marsit, kur ndodhi ngjarja. Në një komunikatë të shpërndarë nga policia e Mbretërisë së Bashkuar Julia Skripal citohet të thotë se dita ditës po rigjen forcat. Lajmi mbi gjendjen e saj shëndetësore vjen pak orë pasi një televizion rus transmetoi një bisedë telefonike të regjistruar, ku 33-vjeçarja fliste me një kushëririn e saj. Vajza dhe babai i saj, 66-vjeçari Sergei Skripal ndodhen ende të shtruar në spitalin e Salisburit, në jug të Anglisë, ku dhe u sulmuan me agjentin kimik më 4 mars. Qeveria britanike ka akuzuar Rusinë si arkitekte të sulmit, akuza që janë hedhur poshtë nga Moska. Ngjarja, përveç se një përplasje dypalëshe, ka shkaktuar edhe një incident diplomatik ndërkombëtar. Më tej në komunikatë, zonjush Skripal shpreh mirënjohjen e saj për mesazhet e shumta për shërim të shpejtë që ka marrë gjatë kësaj kohe. “U zgjova rreth një javë më parë dhe tani ndihem e gëzuar sepse po rekuperoj forcat ditë pas dite. Falenderoj të gjithë ata që u shqetësuan për shëndetin tim dhe sidomos qytetarët e Salisburit, që erdhën në ndihmë kur unë dhe im atë u ndjemë keq”, thotë Julia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!